Vushtrri/ Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë pasi një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona. Deri tani janë arrestuar dy të dyshuar ndërsa një armë është konfiskuar, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
“Bëhet fjalë për një person që ka humb jetën, disa kanë mbet të plagosur nga arma e zjarrit. Dy persona janë arrestuar deri tash dhe një armë është konfiskuar”, tha Zahiti.