Lajme

Një grua gjendet e vdekur, dyshohet se vrau veten

Pak më parë u raportua për një person të vdekur në Livoq të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin për Paparacin ku edhe ka njoftuar se viktima është grua rreth 40-vjeçare dhe dyshohet për vetëvrasje tek penda e Livoqit.

“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rasti