Ariana Musliu: Kurti nuk e do policinë, në kohën e Thaçit dy herë u ngritën pagat për ta
Ariana Musliu: Kurti nuk e do policinë, në kohën e Thaçit dy herë u ngritën pagat për ta
Ariana Musliu Shoshi, që është anëtare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, komision ky ku sindikata ka dorëzuar peticionin për plotësimin e kërkesave të tyre, thotë për emisionin Expose se Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti nuk ka asnjë interesim që kërkesat e policisë të plotësohen, raporton Gazeta Blic.
Sipas saj, gjithçka që mund të pritet nga Qeveria për policinë, janë vetëm mashtrimet që bëhen për këta pjesëtarë, qoftë përmes deklarimeve publike, qoftë përmes përkrahjes në rrjetet sociale.
Deputetja e PDK-së, Musliu Shoshi, vlerëson se është mjaft shqetësuese dhe alarmante numri i policëve që po largohen nga ky institucion si pasojë e pakënaqësive të tyre .
Ajo ka thënë se është momenti i fundit që Qeveria të reflektoj.
Si PDK, thotë se gjithçka që kanë në dorë si parti opozitare, do ta përdorin për përmirësimin e kushteve dhe jetesës për policët e Kosovës.
“Në fakt mua nuk më befason qasja e z. Kurtit karshi policisë, se çka ai vërtet mendon për policinë ne e kemi parë sa ka qenë në opozitë. Ka qenë kjo polici e njëjtë, i kemi parë qëndrimet e tij, i kemi parë deklarimet e tij se çka në të vërtetë qëndron, tani petku i kryeministrit po shihet se nuk ka ndryshuar në qëndrimet e tij”, thotë ajo për emisionin “Expose”.
”Ne kishim sindikatën e policisë në komisionin për të drejtat e njeriut. një kërkesë që është dorëzuar me datë 18 korrik dhe tek tani ka ardhur në rend dite që të shqyrtohet. Nëse ne Policinë e Kosovës e vlerësojmë, ne si klasë politike, duhet që kërkesat e tyre të trajtohen me prioritet, ne kemi një qeveri dhe një mazhornaca le që nuk i voton, le që nuk merr pjesë në seanca, mirëpo as nuk merr pjesë në seanca dëgjimore, ku ne thërrasim sindikatën e policisë që të dëgjojmë prej tyre se cilat janë kërkesat”.
Kërkesat e tyre, sipas saj, ishin rrezikshmëria në punë, çështjet më minore, siç janë shujtat në punë, uniformat, sepse i kanë vetëm një palë për punë, pajisjet me mjetet që përdorin që janë antiplumbët dhe janë pa afat tashmë.
”Pra, ishin kërkesa të drejta dhe sa ishin partitë tjera në pushtetet, pra konkretisht presidenti Thaçi, jemi dëshmitar se dy herë ka bërë ngritjen e pagave”, thotë ajo.
Musliu thotë se në atë mbledhje kishte akuza se që 22 vjet nuk është bërë asgjë.
”Mirëpo, krejt, gjithçka që kanë policia, pra nga ligjet për policët, aktet nënligjore, rritjen e pagave, pajisjen me uniforma, me gjëra të tjera që janë të nevojshme për policinë, i kanë nga qeveritë kaluara, tani ne kur jemi në opozitë s`kemi çfarë të bëjmë më shumë, sesa këto që i kemi ofruar deri më tani … edhe pse e dimë që rezoluta nuk ka ndonjë detyrim ligjor për Qeverinë…”, tha ajo.