Aksidentohet ambulanca në Skenderaj, lëndohen 4 persona
Rreth ores 10:30 është aksidentuar një autombulanc e QKMF’së në Skenderaj, e cila po transportonte të semure për në QKUK.
Burimet kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Drenasit.
Përveç dëmeve materiale, të lënduar kanë përfunduar 4 persona.
Rajoni ka mësuar se gjendja e ambulancave është jashtë standardeve minimale dhe shumica janë nën defekte./Rajoni.org/