Lajme

Policia arreston një person në këtë fshat të Drenicë, në furgonin e tij u gjetën 16 shtetas sirian

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në fshatin Komoran të Drenasit, i cili ishte duke drejtuar furgonin me targa vendore.

Gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas të Sirisë, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni.

I dyshuari me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve.