“S’po kemi mundësi me i ble senet, le mo keset”, Konsumatorët kundërshtojnë vendimin për pagesën e qeseve
Vendimn për pagesën e qeseve plastike ka nxitur reagime të ndryshme tek qytetarët. Nga Shoqata e Konsumatoreve thonë se nuk duhet të jetë vetëm barrë e qytetareve pagesa e qeseve me qellim të ruajtjes se mjedisit.
Kurse ekspertët e mjedisit shprehen skeptik nëse udhëzimi administrativ që qeset plastike të kushtojnë 5 centë do të ketë efektin e duhur.
Qeset të cilat më herët i merrte falas, tani i duhet t’i paguaj.
Pos gjërave ushqimore të cilat i bleu, Ganimete Durmishit iu desh që edhe qesen ta paguaj 5 cent.
E kjo pagesë, për të është e paarsyeshme.
“Nuk po kemi mundësi me ble senet, e le mo edhe qeset, shume keq”, thotë qytetarja Ganimete Durmishi.
Por ndryshe Durmishit, dikush tjetër vendosi që të mos merrte qese fare.
Kundër vendimit të Qeverisë që qeset e plastikës të mos jepen falas, ka dalë edhe Shoqata e Konsumatorëve të Kosovës.
E për profesorin e mjedisit, Sami Makolli, çmimi 5 cent është i ulët për të arritur efektin e largimi të qeseve të plastike nga përdorimi.
Ndërkohë, në Udhëzimin Administrativ për qesen e plastikës, të miratuar nga Qeveria e Kosovës, qeset nga 25 deri në 50 micron do të kushtojnë 5 cent. Ndërsa qeset nga 0 deri 25 micron janë ndalur të përdoren./teve1