Gjendet i vdekur një fëmijë 4 vjeç në lumin Llap
Një fëmijë i moshës afër 4 vjeç është gjetur i vdekur në fshatin Raskovë në lumin Llap.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, Haki Jashari.
“Në fshatin Raskovë Obiliq në lumin Llap është gjetur fëmije mashkull i moshës 3 deri 4 vjeç, pas marrjes se njoftimit nga policia shërbimi emergjent i QKMF-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe përkundër masave të reanimimit ka konstatuar vdekjen e fëmiut. Edhe në këto çaste ekipa e shërbimit emergjent te Qkmf-se ndodhet atje“, tha ai për Insajderin.