I moshuari e rrah dhe kërcënon me jetë bashkëshorten: Kom me të vra
Shumë gra kosovare ndajnë jetën me burra të cilët ushtrojnë dhunë psikike e fizike ndaj tyre. Ato rrezikojnë jetët e tyre duke banuar nën një çati me burra që s’hezitojnë t’i kërcënojnë edhe me jetë bashkëshortet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Istog, ku burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se gruaja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se bashkëshorti e ka rrahur dhe e ka kërcënuar me jetë, duke i thënë se do ta vrasë. Ajo ka shprehur shqetësim për sigurinë e saj, pasi që ka njoftuar Policinë se i shoqi posedon edhe armë zjarri.
Si rezultat i denoncimit, 78-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në spital.
I dyshuari ka dorëzuar armët që posedon, teksa me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.