Lajme

“Ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten”, burri rrah gruan edhe vajzën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur më 8 tetor, ku kryefamiljari dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

E ëma me të bijën ishin larguar nga shtëpia, për t’u strehuar te një i afërm i tyre, bëhet e ditur në raportin policor.

Konflikti dyshohet të jetë thelluar kur i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e të afërmeve të gruas së tij dhe kishte kërcënuar me vrasje gruan dhe vajzën e tij.

“Ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten”, raportohet t’u ketë thënë i dyshuari.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar ditën e djeshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.