Lajme

“M’i ka thënë gruas VV-ja ta ka heqë prej punës burrin”, Sfishta mohon sulmin ndaj zyrtares së QS-së

Ish-drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta pasi është denoncuar për sulm ndaj zyrtares së kësaj qendre, teksa rastin e ka konfirmuar edhe policia, deklaroi se nuk ka pasur kërcënim, duke e quajti rastin si “denoncim të rrejshëm”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se policia ka pranuar një denoncim për sulm dhe se është duke e trajtuar rastin.

“Rasti sulm ndaj personit zyrtar është duke u trajtuar nga policia”- ka thënë Ahmeti.

Por, këtë mohon ta ketë bërë ish-drejtori i Qendrës së Studentëve, teksa shtoi se zyrtarja ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka provuar ta sulmojë me fjalë familjen e tij.

“Fare nuk qëndron. Ajo ka denoncu në polici, unë ja kam dërguar faktet, incizimet edhe u dal që ajo ka rrejt dhe është një denoncim i rrejshëm”.

“Ka ardh para shtëpisë time, është munduar të krijojë incidente, u mundu me bo të madhe për qëllime që nuk ia kam idenë pse ka provuar ta sulmojë me fjalë familjen time, konkretisht gruas i ka thanë si po të doket që ta ka heqë prej punës VV burrin”, është shprehur për Insajderin Sfishta.

Sipas Sfishtës e gjithë kjo ka qenë inskenim i orkestruar nga zyrtarja e Qendrës Studentore, duke njoftuar se pamjet kur zyrtarja ka shkuar tek shtëpia e tij i ka dorëzuar në polici.