Lajme

Mërgimtari nga Malisheva i shpëtoi vëlla e motër pasi u aksidentuan në autobusin ku humbën jetën 21 persona

Italia është tronditur mbrëmë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Venice, ku një autobus ra nga një mbikalim dhe për pasojë vdiqën 21 persona e rreth 15 tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Venica ka edhe një protagonist Bujar Buçaj, mërgimtar nga komuna e Malishevës.

Bujari ka ndihmuar së paku dy të rinj vëlla e motër nga Ukraina duke i nxjerrë nga autobusi që kishte rëndë disa metra poshtë urës.

Mediat në Itali e kanë vlerësuar lart për këtë gjest.

“Unë kam qenë në punë përballë aksidentit. Posa e kam dëgjuar zhurmën e madhe, i kam kapërcy telat e stacionit trenit dhe kam vrapu neper shina të trenit. Kam mbërri në vend të ngjarjes. Kur kam mbërritur aty, kam dëgjuar britma. Dy të rinj i kam ndihmu vëlla e motër të cilët kanë qenë të lënduar”, ka treguar ai për indeksonline.