Lajme

Skenderaj nuk gjenë qetësi: Të shtënat me armë, i dyshuari paraqitet në Polici pas një jave

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr. E këto raste ndodhin edhe në lokale të ndryshme të gastronomisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë kishtë ndodhur mbrëmjen e 21 shtatorit në një kafene në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj, ku në një lokal ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sinjali mëson se njësitë policore kanë bastisur vendin e ngjarjes në natën kritike dhe kanë shoqëruar në stacion policor tre persona, dy prej tyre të dyshuar.

Dy të dyshuarit nuk kanë arritur të japin dëshmitë e tyre lidhur me rastin, për shkak se ndodheshin në gjendje të dehur.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njëri nga ta është paraqitur dje në stacion policor, ku ka dorëzuar armën që dyshohet se e ka përdorur në rast, bashkë me municion.

Me urdhër të prokurorit, 56-vjeçari do të hetohet në liri për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm