Këta janë dy zyrtarët policorë që u suspenduan në Gjakovë
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor në stacionin policor në Gjakovë. Njëri nga ta, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për togerin, Flamur Frrokaj dhe policin, Fidan Mati.
Frrokaj dhe Mati dyshohen se janë përfshirë në kryerjen e veprave penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘Marrje ryshfeti’.
Ndaj Matit, pas konsultimit të hetuesve të IPK-së me Prokurorin e Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
Sinjali ka informacione se po hetohen edhe dy zyrtarë tjerë policorë, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.