A kanë mendime të ndryshme për dialogun Osmani dhe Kurti? Presidentja e thotë fjalën e fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka pasur raste kur kanë menduar ndryshe me kryeministrin Albin Kurti sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë.
“Ka pasur raste që kemi pasur dallime, por ato dallime i kemi përbi në interes të Republikës. Jemi ul dhe i kemi diskutuar dallimet, më pas i kemi tejkaluar”, ka thënë Osmani në RTK, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo vazhdon e quditet kur pyet për këtë çështje duke thënë se “sa shumë ka fokus të gjindet një dallim ndërmjet Presidentes dhe Kryeministrit në çështjën e dialogut”.
“Edhe hiç të mos ish përballë Kosovë me sfida të tilla, sikur ajo e së dielës – është në interes të Republikës, që dy institucionet të koordinohen për interes të qytetarëve”, tha Osmani, e cila tregoi se së paku një herë në javë takohen më Kurtin, ose edhe komunikojnë në forma të tjera kur janë jashtë vendit.