Kurti tha se Vuçiq tentoi ta shndërronte Manastirin e Banjskës në “Kullë të Jasharajve”, “shpërthen” Dafina Dauti
Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Kurti, është deklaruar përmes një postimi në ‘Facebook’, ku edhe i ka reaguar Vuçiqit.
Shefi i ekzekutivit ka hedhur akuza në drejtim të Beogradit për ngjarjet e së dielës, duke dhënë edhe detaje nga takimi i 2 majit, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, Vuçiq kishte deklaruar se Millan Radojçiq dëshiron të bëhet si heroi legjendar, Adem Jashari, e Manastirin e Banjskës ta shndërroj në “Kullën të Jasharëve”.
Duket se ky status nuk i ka pëlqyer këngëtares kosovare, Dafina Dauti, e cila ka reaguar ashpër në profilin e saj të ‘Instagramit’.
Këngëtarja madje e ka quajtur edhe mashtrues kryeministrin kosovar, pas krahasimit që ai ka bërë.
“O mashtrues, po qysh bre po bën kso lloj krahasimesh, a je bre mirë ti”, ka shkruar ajo krah lajmit