“Kam me t’vra e familjen me ta kallë”/ Miku kërcënohet nga ish-dhëndri
Konfliktet familjarë që shpesh eskalojnë në kanosje serioze, fyerje, të shara e sulme fizike nuk janë të rralla në vendin tonë. Një rast i ngjashëm ka ndodhur së fundmi në rrugën “Qamil Zeqiri” në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë në rast janë përfshirë dy burra, miku me ish-dhëndrit, cilët si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kanë përfunduar në Polici. Sipas informacioneve të para, dhëndri i dyshuar A.T., ka kërcënuar seriozisht mikun e tij, përmes telefonit.
Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici, ish-dhëndri i tij e kishte kanosur me vrasje, duke i thënë se “kam me t’vra ty e me ta kallë krejt familje”. Përballë kësaj situate, viktima kishte vendosur ta denoncojë në Polici ish-dhëndrin dhe ka kërkuar ndihëm para se të ndodhë diçka më e keqe.
Si rezultat i raportimit të rastit, dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin, ndërsa ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si kanosje.