Lajme

Pamje nga Spitali i Novi Pazarit ku shkuan për ndihmë dy kriminelët serbë të plagosur nga Policia

Nga sulmi i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës u vra një polic dhe nga ana e sulmuesve u vranë 3 sulmues.

Në repartin kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar ndodhen dy të plagosurit.

Sipas mediumit serb nova hyrja në objektin e repartit kirurgjik po sigurohet nga anëtarëve të MPB-së.

Askush nga Spitali i Përgjithshëm i Novi Pazarit nuk po jep informacion për gjendjen e të lënduarve nga të shtënat.

Por çka ndodhi ditën e djeshme?

Në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit me arsenal armësh, me zollë e granat dore.
Aty mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku dhe një tjetër u plagos, shkruan Lajmi.net.

Policia e Kosovës e vazhdoi aksionin gjatë tërë ditës për të arrestuar personat e armatosur që po gjuanin në drejtim të tyre.

Tre sulmues u vranë disa u plagosën, dy u arrestuan dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

U tentua të të bllokohej rruga që qon për në Leposaviç por që Policia e Kosovës nuk e lëjoi këtë, i hoqi mjetet që ishin vendosur për bllokimin e rrugës.

Në orët e pasditës Manastiri i Banjskës ku po strehoheshin sulmuesit u mor nën kontrollë nga Policia e Kosovës.

Afër 30 sulmues dyshohet se po fshiheshin aty e që pas ndërhyrjes së Policisë shumica nga ta ikën maleve.

Kujtojmë se ky sulm u dënua ashpër nga ShBA-ja, BE-ja dhe vende të tjera aleate të Kosovës