Lajme

Vuçiq bëhet nervoz në konferencë: Na vrisni të gjithëve, po ua them sot – kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si në krejt paraqitjet e tij sërish është viktimizuar për zhvillimet e sotme në veri.

Pasi e shtyu konferencën që e kishte të planifikuar gjatë ditës, ai fajin e hodh te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

E për konsum të brendshëm, Vuçiq tha se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës edhe nëse vriten të gjithë serbët.

“Të gjithë ata me të cilët kemi biseduar deri më sot. Njohje apo mosnjohje, po ua them sot e ta dini përgjithmonë: Kurrë nuk do ta njohim Pavarësinë e Kosovës. Kurrë. Asnjëherë. Mund të na vrisni të gjithëve, por nuk do ta njohim Kosovën. Është ajo Kosova që na ka vrarë e na keni bombarduar”, tha Vuçiq.