Lajme

Dyshohet se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit ku po qëndrojnë agresorët

Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirit të Banjskës në Zveçan.

Burimet e Sinjalit nga veriu bëjnë të ditur se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

Po ashtu, informacionet e para bëjnë të ditur se një veturë e tipit xhip me ngjyrë ushtarake dhe 4 motorra me 4 rrota kanë rënë në duart e Policisë.

Sipas informacioneve të para, një sulmues i plagosur që u kap nga Policia është lutur që t’i shpëtohet jeta derisa ka deklaruar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.