Dy sulmues serbë të vrarë ne luftime me Policinë e Kosovës
Grupe të organizuara të strukturave serbe po vazhdojnë të qëndrojnë në Manastir të Banjskës, në afërsi të cilit sot në orët e para të mëngjesit është vrarë një pjësëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është plaogur.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dy prej sulmuesve serbë janë vrarë gjatë gjuajtjes me armë me Policinë e Kosovës.
Sipas këtyre burimeve rreth 30 persona të cilët janë barikaduar në këtë manastir, të cilët morën pjesë direkt dhe indirekt në sulmin me policinë, ku mbeti i vrarë një polic.
Veriu.info mëson se pas vrasjes së Afrim Bunjaku, sulmuesit serbë kanë tentuar të krijojnë korridor ikje në serbi përmes maleve, por ata janë bllokuar në manastir.