30 sulmues të armatosur ndodhen në Manastrin e Banjskës, janë të rrethuar nga Policia
Vrasja e një polici të Kosovës gjatë natës dhe plagosja e një tjetri në veri të vendit, ka nxitur reagime të shumta në vend. Por saga e sulmit në orët e hershme të mëngjesit nuk ka përfunduar ende.
Kanal 10 mëson nga burime ndërkombëtare se rreth “30 sulmues të armatosur janë barrikaduar në Manastirin e Banjskës dhe janë të pajisur me armë të rënda”.
Po siaps këtre burimeve ndërkombëtare të sigurisë, “ky grup është i izoluar dhe mbetet e çuditshme pse janë barrikaduar brenda një objekti fetar kur kanë pasur mundësi të largohen”.
“Duket se kanë një qëlim politik përtej sulmit terrorist ndaj policisë” thonë burimet.
Të njëjtat burime i kanë thënë Kanal 10 se “KFOR-i dhe EULEX-i nuk kanë shprehur interes për të ndërhyrë meqë nuk përbëjnë cenim të sovranitetit të Kosovës. I mbetet policisë së Kosovës të merret më tutje me këtë rast”.
Kanal 10 mëson po ashtu se zona përreth Manastrit është e barrikaduar dhe e rrethuar nga Policia e Kosovës dhe se që nga orët e hershme të mëngjesit diplomatë të lartë të sigurisë janë dukuar komunikuar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. /Gazeta10