Lajme

Zjarri në Lipjan, policia: Lëndohet një zjarrfikës, digjen dy objekte dhe dy serra

Mbrëmjen e sotme është raportuar për një zjarr në Lipjan.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë për Paparacin se rreth orës 19:00, kanë pranuar informata për një incident zjarri në Lipjan.

Ahmeti ka treguar se nga zjarri janë përfshirë dy objekte, njëra me ushqim për kafshë dhe njëra me pajisje bujqësore, si dhe dy serra.

Zëdhënësja e policisë ka treguar se për shkak të tymit, një zjarrfikës ka pranuar tretman mjekësor, si dhe ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit.