Një nënë shkon para çerdhes në Fushë-Kosovë, denoncon raste të tjera dhune: “Ia linin fajin djalit tim”
Një nënë shkon para çerdhes në Fushë-Kosovë, denoncon raste të tjera dhune:
Edhe një rast i dyshuar dhune në çerdhen “Gëzimi Ynë” është denoncuar sot, pas raportimit për dhunën e ushtruar në këtë institucion arsimor ndaj një fëmije 3-vjeçar.
Mimoza Gjurkaj, një nënë vetushqyese, ka shkuar sot në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë. Ajo e ka denoncuar një rast të dhunës që pretendon se është ushtruar ndaj fëmijëve në këtë kopsht.
Ajo tha para mediave se ka ardhur që të dëshmojë këtu për sjelljen e keqe ndaj djalit të saj dhe fëmijëve të tjerë në kohën kur fëmija i saj ishte i regjistruar në këtë çerdhe.
“Ka pasur shumë raste kur ka pas femijë me shenja dhune, e ja kanë lanë fajin djalit të saj”, ka thënë ajo, raporton Paparaci.
Gjurkaj ka thënë se është shqetësuar kur i ka parë pamjet e dhunës ndaj djalit 3-vjeçar dhe kësisoj është nisur drejt kopshtit për të denoncuar raste të tjera të dyshuara të keqtrajtimit në këtë institucion.