Lajme

Flet nëna e trevjeçarit: Djali ka probleme me zemër, edukatoret nuk e ushqyen

Fitore Geci, nëna e trevjeçarit që u dhunua fizikisht nga edukatoret e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë ka folur ekskluzivisht për Gazetën Insajderi. Ajo ka thënë se djali i saj ka probleme shëndetësore.

Ajo tregon se djali i saj ka probleme me zemër dhe sipas saj edukatoret e kopshtit nuk e kanë ushqyer.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo

Gazeta mëson se Fitore Geci është mbesa e Gani Gecit.

Aktualisht para objektit të çerdhes ndodhet nëna e trevjeçarit bashke me ekipet e Policisë së Kosovës.

Po ashtu aty ndodhet edhe gazetarja e Insajderit e cila do t’na informoj për të rejat në kohë reale.