Lajme

Tragjike: Dy të vdekur në një aksident të rëndë në Podujevë

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ndodhi sonte rreth orës 20:30, raporton Gazeta Sinjali.

Aaksidenti ka ndodhur në rrugën Shajkovc – Podujevë, saktësisht në fshatin Sfeqël, ku tashmë kanë dalë të gjitha njësitë relevante në vendin e ngjarjes.

Portali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë dhënë detaje.

Fakton.info do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin e rëndë.