Dhunë në mes të rrugës, një person e nxjerrë me forcë vajzën nga taxi dhe e hyp në një tjetër veturë
Dhuna fizike e verbale mbi gratë nuk mungon në Kosovë, e cila në disa raste shfaqet edhe publikisht, pa ndrojtje. Gjinia mashkullore shpesh tenton që duke ushtruar forcë fizike t’i rregullojë problemet.
Një rast mjaft shqetësues ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku në pamjet e publikuara nga TV Syri shihet një vajzë të cilën një person e nxjerrë me dhunë nga një taxi.
Pa dëshirën e saj, duke e përdorur forcën fizike, personi në fjalë, i cili tashmë është arrestuar nga organet e rendit, e hip vajzën në një tjetër veturë.
Shkaku i këtij konflikti ende nuk dihet, ndërsa Policia deri më tani nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.