“S’ka babë, ka Albin Kurt”, militantja e VV-së siguron vendin si mësuese në Gjilan
Komuna e Gjilanit po vazhdon me punësimet partiake. Komuna që udhëhiqet nga LVV që nga ardhja në pushtet e Alban Hysenit u përmend për keqpërdorime të shumta. Së fundmi një konkurs për mësimdhënëse i ka hapur rrugë punësimit të militantes se flakët të kësaj partie.
Flora Muji Qarolli është punësuar si mësimdhënëse në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër.
Në rezultatet e publikuara dje në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit figuron edhe emri i Flora Muji Qarolli.
Gazeta Insajderi ka marrë vesh se e njëjta është militante e LVV-së.
Këtë e shpreh hapur edhe në postimet e saj në “Facebook”.
Madje adhurimin ndaj Kurtit Muja Qarolli e shprehu edhe në këtë formë: “S’ka babë, ka Albin Kurt”, kishte shkruar ajo në ”Facebook”