Konflikt familjar në Fushë Kosovë: Motrat bëhen ‘kërrsh’ mes vete, intervenon Policia
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre. E të shpeshta janë rastet kur në konflikte përfshihen motrat, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 59-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje.
Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarën e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 44-vjeçares kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.