Lajme

As Kurti s’e gjen “ilaçin”, për dy vjet 99 mijë kosovarë migruan në Gjermani

Ishte një nga kritikët më të mëdhenj të migrimit, për çka edhe mori mbështetje të madhe nga klasa punëtore.

Megjithatë, me t’u ulur në karrigen e pushtetarit, kryeministri i Republikës i ka harruar premtimet, madje tani duke dhënë edhe leksione rreth ekonomisë së Gjermanisë.

Përderisa komentonte ikjen e të rinjve, kishte përmendur faktin se paga në vendin më të zhvilluar në Evropë është nga 2000 deri në 3000, por që 1/3 shkon në qira.

Më pas numëroi edhe shpenzimet dhe pjesa e mbetur për konsum, duke bërë kështu një relevancë mes jetës këtu dhe atje.

Por, “fatkeqësisht” ky numër po vazhdon të rritet. Të jemi të qartë, thonjëzat janë vendosur për shkak se askush nuk ka të drejtë t’i thotë askujt se ku të jetojë, por numri i njerëzve në vendin tonë, e posaçërisht fuqisë punëtore, sa shkon e zvogëlohet.

Ishte instituti GAP, që duke u thirrur në publikimet e institucioneve shtetërore gjermane publikoi të dhënat e fundit.

Sipas këtyre numrave, shihet se që nga viti 2020, nga Kosova në drejtim të Gjermanisë kanë shkuar hiç më pak se 99 mijë persona.