50-vjeçari në Gjilan gjuan me armë zjarri, Policia ia bastis shtëpinë
Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar së fundi në fshatin Kravaricë të Gjjilanit, ku një predhë ka goditur një 30-vjeçar. Ky i fundit ka shpëtuar pa asnjë lëndim, teksa ka njoftuar Policinë lidhur me rastin.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet personi i dyshuar dhe në bashkëpunim me Policinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij.
Të njëjta burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municion, teksa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 50-vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm