Lajm i hidhur: Vdes punëtori shumëvjeçar i KEK-ut
Sot ka vdekur punëtori shumëvjeçar i Korporatës Energjetike të Kosovës nga fshati Strofc i Vushtrrisë, Xhevat Jashari.
I ndjeri kishte mbi katër dekada që ishte pjesë e KEK-ut, kanë treguar familjarët për Jepi zë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe tek Ai kemi për tu kthyer
Njoftojmë familjarët, miqt, farefisin dhe gjithë dashamirët se sot në orët e hershme të datës 12.09.2023 ndërroj jetë Baba, vëllau, migja ynë,
XHEVAT JASHARI
Varrimi i babës tonë bëhet sot (ditë e martë) në ora 17:00 në Varrezat e Lagjes Jashari në Strofc.
Qofsh i Parajsës Babë