Lajme

Nga ky muaj lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se që nga data 1 shtator 2023, pas ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Nga ky lehtësim përfitojnë qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë, qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit si dhe qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri.

Ambasada njofton se ky lehtësim nuk vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.