E rëndë për familjen Sokoli: 38-vjeçarja që dogji veten, vdes në QKUK
Gazeta Sinjali raportoi më 13 gusht për një ngjarje të rëndë që kishte ndodhur në fshatin Ramocë të Gjakovës, ku një grua kishte tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes me lëndë djegëse. Ajo ka vdekur në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Marte Sokoli, gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë, ka ndërruar jetë.
Lajmin e kanë konfimruar burime të Gazetës Sinjali brenda Klinikës Universitare të Kosovës.
Viktima e moshws 38-vjeçare, pas lëndimeve të rënda që kishte marrë më 13 gusht ishte dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, por për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.