Sulmohen policët që shkuan të intervenonin në një rast te rruga B, arrestohet 26-vjeçari
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kanosje e rrahje, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë ka ndodhur të martën mbrëma në rrugën “B” në Prishtinë, ku një 26-vjeçar ka sulmuar zyrtarët policorë, të cilët kishin intervenuar në një rast dhe po e shoqëronin në stacion policor të dyshuarin. Policia fillimisht kishte dalë në vendin e ngjarjes pasi i riu dyshohet se kishte prishur rendin dhe qetësinë publikë dhe kishte shpërfillur urdhrat e Policisë.
Sinjali mëson se zyrtarët policorë u detyruan ta vënin nën kontroll të dyshuarin, i cili kishte pasur sjellje agresive dhe gjatë transportimit për në Polici, i njëjti i kishte sulmuar ata dhe të njëjtat veprime i kishte vazhduar edhe brenda stacionit.
Për shkak të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, me urdhër të të cilit ndaj 30-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.