Nuk ka kualifikim mjekësor e dyshuara për vdekjen e gruas në Malishevë, ishte rrobaqepëse
Gjykata Themelore e Gjakovës ka vendosur sot një muaj paraburgim ndaj stomatologut Xh.K. dhe një muaj arrest shtëpiak ndaj motrës së tij H.K. për vdekjen e gruas nga Malisheva, e cila mori trajtim tek ata në ordinancën private.
Në njoftimin e lëshuar janë dhënë detaje shtesë për rastin në fjalë për të cilin thuhet se ishte në pronësi të H.K. dhe funksiononte si qendër gjinekologjike, derisa e dyshuara nuk ka kualifikim mjekësor.
Sipas gjykatës, thuhet se ajo ka të kryer shkollimin fillor, profesionin e rrobaqepësisë.
“Ndërsa sipas kërkesës për të pandehurën H. K., “Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” në Malishevë, pa kualifikim mjekësor kryen trajtime mjekësore e cila është e regjistruar si Ambulancë Faqe 2 nga 2 Specialistike e Gjinekologjisë në emër të pandehurës, ndërsa e njëjta ka të kryer shkollimin fillore, me profesion rrobaqepëse, e ku në ordinancën e cekur më lartë, pas trajtimit mjekësor të dhënë nga vëllai i të pandehurës- i pandehurit Xh. K., ka ndërruar jetë tani e ndjera L. Sh.”
“Po ashtu nga koha e pacaktuar e gjerë me datë 22.08.2023, me dashje dhe pa autorizim falsifikon dokumentin në emër të institucionit tjetër dhe atë të QKMF-së në Malishevë, në atë mënyrë që e njëjta si pronare e biznesit “D.”, me rastin e inspektimit në këtë ordinancë i janë gjetur 18 vërtetime për nxënës dhe student si dhe 16 udhëzime për konsultim të QKMF-së në Malishevë, të gjitha këto dokumente të zbrazëta mirëpo të vulosura me vulën e QKMF-së, pa autorizim nga institucioni përkatës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv