Ky është pacienti që u dogj në Klinikën Emergjente të Psikiatrisë
Një pacient dyshohet se i ka vënë flakën vetes mbrëmë vonë në Klinikën Emergjente të Psikiatrisë.
Burime të Indeksonline bëjnë te ditur se viktima është Nusret Sinani, i moshës rreth 50 vjeç. Pacienti është pranuar në klinikë rreth orës 00-00 dhe pasi i është bërë ekzaminimi është futur në dhomën e izolimit në këtë klinikë.
Pacienti dyshohet se ka patur të fshehur një shkrepsë në trupin e tij me të cilën ka djegur dyshekun dhe batanije që ndodhen në këtë dhomë në shërbim të pacientëve. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i rastit dhe hetuesit e krimeve të rënda të cilët po hetojnë pistat që kanë çuar deri tek akti tragjik./Indeksonline/