Akt mizor: Ky është 20-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht 8-vjeçarin në Prizren
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje tejet të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Malësi e Re në Prizren, ku një fëmijë 8-vjeçar është dhunuar seksualisht.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që dyshohet se ka kryer aktin mizor është Endrit Hajdari, 20-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, rastin tronditës e ka denoncuar babai i djalit, i cili ka njoftuar se ka pranuar pamje të aktit të tmerrshëm përmes telefonit.
Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka filmuar aktin e dhunimit dhe të njëjtën video më pas ia ka dërguar në rrjete sociale.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.