Lajme

Detaje të reja ekskluzive për krimin në Runik, 39 vjeçari u vra para babait, la pas tre fëmijë

Një ngjarje kriminale na tronditur Runikun e Skënderajit në orët e para të mëngjesit. Në lokalin e muzikës së natës i njohur si “3 Vëllezërit” në Runik një person u vra dhe tre të tjerë janë plagosur nga persona të maskuar.

39 vjeçari ngq Padalishta, Nexhmedin Loshi u vra me automatik në lokalin e tij. Viktima u vra në praninë e babait të tij, Alush Loshit. Viktima la pas vetes gruan dhe tre fëmijët. Njëri nga të plagosurit është mërgimtar nga Zvicra ndërsa vije nga fshati Çitak i Skënderajit.

Njëri nga të pranishmit ka thënë për Indeksonline se viktima Nexhmedin Loshi ka qenë tek dera e lokalit ndërsa të maskuarit kanë gjuajtur me breshëri plumbash në drejtim të personave të pranishëm në lokal. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast kriminal.