Dëshmitari rrëfen vrasjen në Runik: “Ka gjujt një person me kallash – na jemi ra për toke”
Musa Gashi ndodhej brenda kafenesë ku ndodhi vrasja e një personi dhe plagosja e tre të tjerëve në Runik të Skenderajt të mërkurën në mesnatë.
Gashi, në një deklarim për media të enjten, ka thënë se një person ka hyrë brenda kafenesë dhe ka shtënë me kallashnikov.
Ai ka thënë se i dyshuari ka qenë i maskuar.
“U kanë ora 1 e 20 e natës, jam kanë t’u pi këtu në lokal edhe ka hi një person, ka shti me kallashnikov, u kanë i maskun edhe e ka pasë një jakne të ushtrisë domethënë me lara. Ka shtënë pa marrë parasysh kush u kanë, çka u kanë. Personi i parë që është rrokë, u kanë kamerieri domethënë u kanë afër derës edhe tjerët, janë kanë edhe 3 të plagosur tjerë”, ka thënë Musa Gashi, dëshmitar i ngjarjes, përcjell KALLXO.com.
Viktima sipas tij është djali i pronarit. Gashi thotë se nuk është në dijeni që kanë pasur probleme me dikë paraprakisht.
“Unë jam kanë në këtë pjesën në anën e djathtë si t’hysh mrena, domethënë nuk kam mujt me pa. Ata që janë kanë drejt me derë, ata kanë pa se sa janë kanë. Ama domethënë krismat e para, të shënat e para që janë kanë, ka gjujt një person me kallashnikov edhe na jemi ra për toke. Ata që janë kanë drejt me derë, ata e kanë pa saktë ngjarjen”, është shprehur ai.
Fotografia e ballinës: Kallxo.com