Lajme

Njërit prej të plagosurve në Skenderaj i amputohet këmba në QKUK, kishte lëndime të rënda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një persona dhe tre të tjerë janë plagosur.

Njëri nga tre të plagosurit, i moshës 32-vjeçare (1991), është duke u mjekuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Sipas Shaqir Ukës, shef i repartit të Intensives, i tha Telegrafit se personi në fjalë kishte lëndime të rënda në këmbën e djathtë. Ai ka shtuar se pacientit, që u plagos në një fshat të Skenderajt, i është amutuar këmba.

“Një i lënduar nga arma e zjarrit është sjellë nga Spitali i Mitrovicës në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Pas ekzaminimeve është vërejt që ka indikacion për intervenim kirurgjik. Lëndimi ka qenë në anën e djathtë, një lëndim në regjionin e nëngjurit. Lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve dhe fatkeqësisht e ka humbur atë pjesë të këmbës. Është amputuar. Pas intervenimit kirurgjik pacienti është sjellë në mjekimin intensiv ku vazhdon që të marr tretman mjekësorë.” – tha ai.