Zbulohet emri i personit të vrarë në Skënderaj: Tragjedi për familjen Loshi
Është zbuluar emri i personit të vrarë në Runik të Skënderajt.
I vrarë nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur 39-vjeçari Nexhmedin Loshi, që nga disa media raportohet të jetë djali i pronarit ku ka ndodhur vrasja.
Ndërsa tre të plagosurit janë të moshave 35, 32 dhe 41-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës, ku dy persona të maskuar kanë hyrë dhe kanë qëlluar me armë brenda lokalit.