Lajme

“Vepra e kryer pa dëshirën time nuk është vepër e imja”- Çfarë deklaroi Andi “Italiani” para trupit gjykues

Përleshja me armë në lokalin “Bon Vivant” të premtën që shkoi la të vdekur një person dhe të plagosur tre të tjerë. Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti të implikuar në këtë rast iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore.

Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” është i dyshuari kryesor për vrasjen e Kastriot Ramadanit.

Në seancën që u zhvillua të dielën, Fanol Krasniqi avokat i Andi Pajazitit deklaroi se vepra e klientit të tij është kryer në vetmbrojtje.

“Vepra e kryer pa dëshirën time nuk është vepër e mija, pikërisht kjo thënie ka të bëjë me të mbrojturin tim i cili është gjetur në një situatë vdis ose mbroje veten. Se është gjendur Andi në këtë situatë flet përshkrimi faktik i kërkesës për caktimin e masës së parabrugimit dhe flasin edhe raportet mjekësore që tani më gjendet në repartin ku është mjekuar. Kualifikimi në këtë fazë ia ka rënduar pozitën të pandehurit mbi bazën se tani më keni një viktimë por ajo viktimë është pa dashjen e tani të pandehurit Andi”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.