Lajme

Sherri në ‘Bon Vivant’: Dyshohet se Andi “Italiani” ishte i përfshirë dhe mbeti i plagosur

Nga konflikti i sontëm në Prishtinë dyshohet se janë plagosur rreth 7 persona, ku në mesin e tyre është edhe Andi ‘Italiani’.

Andi Pajaziti – ‘Italiani’ në muajin mars të këtij viti ishte i përfshirë në njê sherr po ashtu në këtë kafiteri, ku për pasojë ishin demoluar xhamat e ‘Bon Vivantit’.

Rreth tri vite më parë, Andi Pajaziti ishte arrestuar nga policia nën dyshimin për përfshirje në plagosjen me armë zjarrin të katër rojeve të klubit të natës “Duplex”.