Plagoset një kosovar me thikë në Shëngjin
Një shtetas nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin.
Plagosja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.
Nuk ka ende detaje se cila ka qenë arsyeja dhe se çfarë ka ndodhur konkretisht.
Thika është sekuestruar, ndërsa vijojnë veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.