Lajme

“Kam me iu fur në tel në bander”/Ky është i dyshuari për kërcënimin e ekipit të “Betimi për Drejtësi”

Rastet kur gazetarët pengohen në forma të ndryshme gjatë punës së tyre janë të shpeshta. Kërcënimet me jetë, shantazhet, fyerjet madje edhe sulmet në të shumtën e rasteve vijnë nga persona që direkt ose indirekt janë objekt i raportimit të gazetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi, ekipi i “Betimit për Drejtësi” janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është Vedat Haxha.

Haxha është arrestuar në Mitrovicë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazhin që dyshohet se Haxha ua ka dërguar gazetares dhe kameramanit.

Ndërsa, më pas i njëjti ka telefonuar gazetaren Hashani duke u shprehur se atë se bashku më kameramanin do i fur në bander.

“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”, është shprehur ai në telefon.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia etij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.