Kjo është gruaja e vrarë nga bashkëshort, u gjet në kanalin e ujërave të zeza
Një krim i rëndë në familje është regjistruar në fshatin Zëmblak të Maliqit. Luiza Mullallit është 46-vjeçarja që u vra mbrëmjen e së shtunës nga bashkëshorti i saj dhe përfundoi e hedhur në kanalin e ujërave të zeza.
Vrasësi Gjergji Mullalli është shpallur në kërkim dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.
E ëma e viktimës tha për Euronews se vajza e saj ishte me urdhër mbrojtje ndërsa shtoi se me bashkëshortin e kishte probleme.
Mes të tjerash ajo akuzoi kunatën e vajzës se është përfshirë në ngjarjen e rëndë pasi sipas saj ajo ka dhënë urdhër për vrasjen e 46-vjeçares.