Lajme

Ndërroi jetë ish ushtari i UÇK-së dhe bletari i njohur nga drenica

Ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së Zymber Bajraktari.

Bajraktari, po ashtu ishte edhe nënkrytar në Shoqatën e bletarëve pasi që me profesion ishte master i blertarisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kardiologu i njohur kosovar, Gani Bajraktari.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
Ka ndërruar jetë, pedagogu, luftëtari, çlirimtari,
Iku në amshim për të mos vdekur kurrë, njeriu i mirë e human, patrioti e atdhetari,

Na mërziti shumë Vëllau ynë, Prijësi, Legjendari, …
Zymber BAJRAKTARI,

Jeta yte vëlla nuk ish veq një rrëfim: do aq kohë sa jetove pë të bërë një udhëpërshkrim!
Do të na mungosh shumë!

Lavdi Veprës Tënde, që do të na ndriqojë për jetë e mot!

Ngushëllime miqëve të shumtë të Zymberit anëkënd trojeve shqiptare, nxënësve të tij, bashkëluftëtarëve dhe farefisit të gjërë!

Qoftë i Parajsës Luftëtari i Lirisë!