Lajme

E turpshme: Kosovari masturbon në prezencë të djalit të tij, dëbohet nga Zvicra për 5 vjet

Gjykata e Lartë Penale e Luganos dënoi me 20 muaj burgim me kusht dhe dëbim nga Zvicra për 5 vjet një kosovar 48-vjeçar, i cili në periudhën 2018-2020 masturboi në dhomën e ndenjjes së shtëpisë në prani të djalit të tij, i cili në atë kohë ishte nën 16 vjeç, të paktën në tre raste, raporton Laregione.ch.

Gjatë fazës së marrjes në pyetje mëngjesin e sotëm, burri në fakt kishte deklaruar: “Nëse nuk donte të më gjente duke masturbuar, djali duhej të qëndronte në dhomën e tij”.

Por më pas, i pyetur nga gjyqtari, kosovari me banim në Zvicër ka pranuar se një sjellje e tillë nuk është normale, duke u shprehur se i vjen turp për atë që ka bërë.

Por ajo që e bëri të qajë, raporton Laregione, nuk ishte ndjenja e fajit për atë që i shkaktoi të birit, por terrori i dëbimit dhe rikthimit në Kosovë, në vendin e origjinës.

“Dëbimi u urdhërua edhe për shkak se, pavarësisht qëndrimit të gjatë në Zvicër, nga viti 1999, i pandehuri nuk është integruar fare në shoqërinë tonë. Nuk ka punuar kurrë, ka jetuar vetëm me asistencë sociale, ka grumbulluar borxhe dhe ka bërë një jetë larg vlerave të vendit tonë”. Me pak fjalë, “mënyra dhe zakone të jetës që janë të papranueshme në komunitetin tonë”, u tha në gjykatë, transmeton Klan Kosova.

Kosovari po ashtu u akuzua nga fëmijët se kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre.