Lajme

Burrë e grua nga Prishtina rrahen mes vete dhe përfundojnë në Polici, i bien pishman kthehen sërish bashkë

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një burrë e një grua përfunduan në Polici pasi u rrahën me njëri – tjetrin si pasojë e problemeve të vazhdueshme që kanë mes vete dhe nuk po arrijnë t’i zgjidhin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites dhe nisi pas një zënke, e cila pasoi me dhunë fizike, ashtu që të dy pësuan lëndime trupore.

Dy palët u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me incidentin që ndodhi në shtëpinë e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”