Lajme

“Ikja jote një copë zemre më heq…”/ Postimi prekës i vajzës së 40-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë

Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Tahiri në Vaganicë të Mitrovicës. Kryefamiljari, Hazir Tahiri, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tyre dhe dyshimet e para janë se 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij

Me rastin e vdekjes së tij, vajza e të ndjerit ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook, ku mes rreshtash ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen me ikjen e babait të saj.

” …Babi…………. Të gjithë thonë, ke ikur,

por s’është e vërtetë.

Sepse brenda meje,

ti jeton përjetë.

Lamtumirën tënde

dot nuk e shqiptoj

Baballaret jetojnë në zemra

Dhe unë këtë e besoj..

S’je këtu dhe kurrë me s’do jesh

me dhemb ikja jote një copë zemre më heq

mungesa jote ndjehet çdo ditë

tani që s’të kom më dhemb ky shpirt.

Ti ishe një Baba i mrrekullueshëm që me fjalë se shpreh dot ..! I lutem Zotit që të jem me ty edhe në tjetrën Botë”, shkroi ajo në Facebook.

Ndryshe, për motive akoma të panjohura, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima.